Presidentja Vjosa Osmani, ka kujtuar 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.
Ajo ka shkruar në Facebook se pas tri dekadash, zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë.
“Kosova qëndron përkrah tyre, sepse ne e dimë çfarë do të thotë dhimbja e humbja, por dhe angazhimi i palodhur për drejtësi. Le të mos harrojmë kurrë, le të mos heshtim kurrë!”, shkruan Osmani, transmeton Klankosova.tv.
Sot janë bërë 30 vjet nga dita kur në Srebrenicë u vranë 8 mijë djem e burra boshnjakë.
The post Osmani: Pas tri dekadash, zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër padrejtësisë appeared first on Klan Kosova.