Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se në takim me presidentin hungarez, Tamas Sulyok, diskutuan thellimin e partneritetit në mes të dyja shteteve.
Osmani tha se potenciali për rritjen e mëtejme të bashkëpunimit Kosovë-Hungari është i madh dhe sipas saj, Kosova mbetet e përkushtuar për të hapur kapituj të rinj në marrëdhëniet dypalëshe.
“Në takim, i shpreha Presidentit Sulyok mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për rolin e Hungarisë në kuadër të KFOR-it, për mbështetjen e dhënë studentëve të Kosovës ndër vite, si dhe për iniciativat që kanë afruar edhe më shumë dy vendet tona”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.
E para e shtetit e ka nisur sot vizitën zyrtare në Hungari, ku u prit me nderime ushtarake në Budapest.
The post Osmani pas takimit me homologun hungarez: Potenciali i bashkëpunimit mes nesh është i madh appeared first on Klan Kosova.