E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeOsmani pas takimit me Costan: Është koha të hiqen masat ndaj Kosovës,...

Osmani pas takimit me Costan: Është koha të hiqen masat ndaj Kosovës, të na njohin pesë shtetet e BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë strategjike që ka zgjerimi i Bashkimit Evropian, duke e konsideruar atë si një projekt thelbësor për paqen dhe stabilitetin në tërë kontinentin.

Gjatë një deklarate, Osmani vlerësoi vizionin e presidentit të Këshillit Evropian për këtë proces, duke nënvizuar se ai është më i nevojshëm se kurrë më parë.

“Nevoja për hapa të guximshëm është jo thjesht një opsion, por domosdoshmëri. Është koha që kjo të reflektohet përtej fjalëve, por edhe me hapa konkretë.”

Presidentja ka theksuar nevojën që Kosovës t’i hapet rruga drejt anëtarësimit në BE dhe ka bërë thirrje për heqjen e masave ndëshkuese ndaj vendit.

“Shpresojmë që shtetet anëtare që më në fund të pajtohen që të hiqen masat që po dëmtojnë qytetarët tonë. Çdo minutë më shumë me masat në fuqi, një fuqi larg jetësimit të ëndrrës europiane. Vonesë më shumë të zgjerimit. Është koha përfundimtare të trajtohet aplikimi me prioritet dhe të mandatohet edhe komisioni.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT