E shtunë, 19 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeOsmani: Notre Dame - simbol i qëndrueshmërisë dhe bukurisë, vazhdon të frymëzojë...

Osmani: Notre Dame – simbol i qëndrueshmërisë dhe bukurisë, vazhdon të frymëzojë botën

Presidentja Vjosa Osmani, ka ndarë një fotografi bashkë me burrin e saj Prindon Sadriun, nga Parisi, ku atje po qëndrojnë për ceremoninë e hapjes së Katedrales Notre Dam.

“Me ftesë të Presidentit Macron, jemi në Paris së bashku me liderë nga mbarë bota, për ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame”, shkroi ajo, përcjell Klankosova.tv.

E para e shtetit tha se Notre Dame, është një simbol i qëndrueshmërisë dhe bukurisë, që vazhdon të frymëzojë botën me historinë dhe vlerën e saj kulturore e shpirtërore.

Osmani më herët u pa duke i shtrënguar duar me presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Trump, në ceremoninë e lartcekur.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT