Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan, në Departamentin e Shtetit.
Osmani shtoi se me Hanrahan ritheksuan përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
“Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë”.
“Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim”, u shpreh Osmani. /Klankosova.tv
The post Osmani në Uashington: Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me ShBA-në appeared first on Klan Kosova.