Osmani në takimin e BE-së:  Kosova, vendi më pro-evropian dhe më i sigurt në Evropë

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën mori pjesë në një takim tradicional në New York, të organizuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, me përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor.

“Dje, në takimin tradicional të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, për përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor. Kosova, vendi më pro-evropian e më i sigurt në Evropë, do të vazhdojë të punojë me përkushtim drejt integrimit në BE, në linjëzim të plotë me politikat e BE-së”, shkroi Osmani në Facebook.

Në takim morën pjesë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, si dhe ministri i Jashtëm i Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/