Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Pratipati.
Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, gjatë këtij takimi u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, rëndësia e funksionalizimit të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe respektimi i masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese dhe pritja e aktgjykimit përfundimtar.
Në ditën e përkujtimit të 24-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, Presidentja Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin amerikan.
“Kosova qëndron krah për krah me popullin amerikan, sot, nesër dhe gjithmonë, në mbrojtje të paqes dhe një të ardhmeje më të mirë për brezat që vijnë,” thuhet në njoftim.
Në prag të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Osmani dhe Pratipati kanë diskutuar edhe për aktivitetet që do të zhvillohen gjatë kësaj jave në Nju Jork, përfshirë takimet e planifikuara dhe pritshmëritë që kanë për to.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Osmani në takim me Pratipatin: E rëndësishme të respektohet masa e Kushtetueses e të pritet aktgjykimi final appeared first on Sinjali.