Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës, tha se nëse e shohim raportin e fundit të UNWomen dhe Transparency International, tregojnë që pikërisht shtetet që kanë përfaqësim me të madh gjinor në lidershipin e tyre, ato kanë pasur edhe rënie të korrupsionit vazhdimisht vit pas viti, si dhe përmirësim në nivelin e transparencës se institucioneve.
Këtë deklarim, Osmani e bëri të martën në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ku u publikua raporti “Dimensioni gjinor i korrupsionit”.
Ajo tha se një ndër parimet bazike të ndërtimit të shoqërisë dhe institucioneve është barazia gjinore.
“Barazia gjinore nuk është më sfidë në shumicën dërmuese të këtyre shteteve të cilat janë po ashtu të suksesshme në luftimin e korrupsionit”, tha Osmani.
Shefja e shtetit shtoi se gratë në pozita udhëheqëse kanë treguar gjithmonë edhe një perspektivë shtesë.
“Gratë në pozitat udhëheqëse kanë treguar gjithmonë edhe një perspektivë shtesë, u përmend gjithëpërfshirja si një ndër parimet themelore, përkushtim, empati ndaj qytetarëve edhe cilësi të cilat janë të domosdoshme edhe ndaj luftës kundër korrupsionit. Pra, etika në pozitat udhëheqëse ka qenë në shumicën e rasteve parim, kjo ndikon pastaj edhe në shtyllën e demokracisë në këto shtete”, theksoi presidentja Vjosa Osmani.
Instituti i Kosovës për Drejtësi, me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan- Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit, në tryezën e organizuar të martën, publikoi raportin me titull: “Dimensioni gjinor i korrupsionit”, shkruan Betimi për Drejtësi transmeton Klankosova.tv
Ky aktivitet mbahet në kuadër të “Java Kundër Korrupsionit 2024”, e cila organizohet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile me moton “Bashkë kundër Korrupsionit”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>