Osmani në ShBA takon Sekretarin e Ligës Arabe, i kërkon njohjen nga shtetet që s’e kanë bërë këtë

Osmani në ShBA takon Sekretarin e Ligës Arabe, kërkon njohje nga shtetet arabe

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar në New York Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Osmani tha se gjatë këtij takimi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Ligës Arabe.

“Theksova rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ligës Arabe, si dhe nevojën për mbështetje në procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të kësaj organizate që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

E para e shtetit do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York, që nis punimet nga java e ardhshme dhe zgjat deri në fund të shtatorit.

The post Osmani në ShBA takon Sekretarin e Ligës Arabe, i kërkon njohjen nga shtetet që s’e kanë bërë këtë appeared first on Klan Kosova.