Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjatë qëndrimit është ndalur edhe në Army War College, një ndër institucionet më të rëndësishme ushtarake në SHBA.
Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ka ndarë një fotografi me ushtarë amerikanë, ku ka shprehur mirënjohjen për partneritetin me ushtrinë amerikane.
“Me ushtrinë më të fortë në botë”, ka shkruar Osmani krahas fotos së publikuar.
Po ashtu, gjatë ditës, presidentja është takuar edhe me presidentin amerikan, Donald Trump, takim që vjen në kuadër të vizitave dhe takimeve me liderë ndërkombëtarë që po zhvillon në SHBA.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!