Osmani në SHBA: Kosova e palëkundur për ta luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë këtë javë në New York në takimin e Fondit Global për Angazhim dhe Qëndrueshmëri të Komunitetit (GCERF), me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul. Kosova është vend partner i këtij fondi që nga viti 2017.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Osmani tha se riafirmova përkushtimin e palëkundur të Kosovës për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, raporton Gazeta Sinjali.

“Nga ndërtimi i sistemeve të paralajmërimit të hershëm, deri te përballja me radikalizimin online, Kosova është shndërruar në një model për rajonin – duke treguar se përmes bashkëpunimit, qëndrueshmërisë dhe vlerave të përbashkëta, edhe sfidat më të mëdha globale mund të tejkalohen.”, shkroi ajo tutje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/