Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësues të Odës Ekonomike të Letonisë, ku siç është shprehur ajo, ka prezantuar potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj.
Zyra e Presidentes ka njoftuar se Osmani është shprehur se jemi të hapur për të ndërtuar ura të reja partneriteti me Letoninë, përcjell Klankosova.tv.
“Në takimin me Odën Ekonomike të Letonisë, prezantova potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj: qasje të lirë në disa tregje ndërkombëtare, një klimë që bazohet në sundimin e ligjit dhe inovacion, fuqi punëtore të re dhe të kualifikuar, e legjislacion në përputhje të plotë me standardet evropiane”.
“Jemi të hapur për të ndërtuar ura të reja partneriteti me Letoninë, ndërsa bashkëpunimi ekonomik mbetet ndër prioritetet kryesore”, thuhet tutje në njoftim.
The post Osmani në Odën Ekonomike të Letonisë: Prezantova potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj appeared first on Klan Kosova.