Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka ndarë urdhrin post mortem ‘‘Hero i Kosovës’’, Shaban Jasharit, kryefamiljarit të familjes të komandantit legjendar Adem Jashari.
Në emër të familjes dekokratën e pranoi, Bekim Jashari.
Në fjalimin e saj, Osmani tha se familja Jashari është themeli mbi të cilën u ngrit liria e Kosovës.
“Një moment i gjallë i sakrificës dhe heroizmit të pashoq. Në historinë e njerëzimit rrallë herë ka ndodhur që një familje e tërë të flijohet për idealin e shenjtë të lirisë, duke u bërë simbol i qëndresës dhe i dinjitetit kombëtar, dhe motiv për mijëra ushtarë të UÇK-së. Nga plumbi i parë e deri tek qëndresa heroike e marsit 1998, Jasharët nuk u thyen asnjëherë, nuk u zmbrapsën asnjëherë, ata në fakt përqafuan pavdekësinë”, tha deklaroi ajo.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


