Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur fillimin e zhbllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit dhe shpreh shpresën që ky proces të përmbyllet sa më shpejt, në përputhje me Kushtetutën, raporton Gazeta Sinjali.
“Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu, znj. Vlora Çitaku, z. Kujtim Shala dhe znj. Emilija Redžepi”, thuhet në njoftimin e Presidencës në Facebook.
Presidentja gjithashtu shpreson që Kuvendi, sa më parë dhe në përputhje me procedurat kushtetuese, të votojë edhe Qeverinë e re, të dalë nga vullneti i qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!