Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është liderja me vlerësimin më pozitiv në vend, duke lënë prapa edhe kryeministrin Kurti dhe ish-kreyparlamentarin Konjufca. Osmani la prapa edhe liderët e partive opozitare e figura të tjera politike në vend.
Siç bëjnë të ditura burime të Klan Kosovës brenda institucionit kredibil dhe serioz që e ka kryer hulumtimin, në vlerësimin nga 1 deri në 5, presidentja Osmani është vlerësuar me notën 3.65, që në përqindje i bie 73 për qind mbizotëron mendimi pozitiv për punën e saj.
Bazuar në hulumtim, 74.5 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e presidentes Osmani. Pra, ka rritje të pëlqyeshmërisë prej 63 përqind në 73 përqind.
Sipas raportit, 27.6 për qind janë shumë të kënaqur, 46.9 për qind janë të kënaqur, 20 për qind janë të pakënaqur dhe 5 për qind e tyre janë shumë të pakënaqur.
Ndërkaq, për një mandat të dytë presidenten Osmani e mbështesin plotësisht 73.4 për qind, pra më shumë se 2/3 e qytetarëve.
Plotësisht e mbështesin 35.1 për qind, kurse 38.3 për qind e tyre e mbështesin deri diku dhe 13 për qind nuk e mbështesin.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
The post Osmani me vlerësimin më pozitiv në vend, 74.5 për qind duan që ajo të mbetet presidente (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.