Osmani: Mbetet domosdoshmëri që Kosova të anëtarësohet në Interpol – aty e ka vendin Policia jonë

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se anëtarësimi i vendit në Interpol është një domosdoshmëri urgjente.

Në fjalën e saj gjatë ceremonisë qendrore të shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Osmani vlerësoi lartë profesionalizmin dhe përkushtimin e zyrtarëve policorë, duke theksuar se Policia e Kosovës tashmë radhitet përkrah forcave të rendit më të respektuara në botë.

“Policët tanë janë të gatshëm që krahas garantimit të sigurisë brenda vendit, të kontribuojnë edhe në misione ndërkombëtare të sigurisë, duke e vendosur kështu Kosovën në hartën e partneritetit global.”, u shpreh presidentja.

Ajo theksoi se kjo e bën të domosdoshme anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë.

“Për këtë arsye mbetet domosdoshmëri që Kosova të anëtarësohet në Interpol dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare. Sepse aty e ka vendin Policia jonë, në mesin e policive profesionale që mbrojnë paqen, rendin dhe sigurinë kudo në botë.”, tha Osmani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/