Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot Dekretin me të cilin mandaton Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, raporton Sinjali.
Ky vendim vjen pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti.
“Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, z. Kurti, është i obliguar që jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim.
Presidentja i ka uruar suksese z.Kurti, kryeministër në detyrë, me shpresën që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues.“, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!