E diel, 6 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/osmani-loxha-ishte-me-shume-se-fushebeteje-simbol-i-rezistences-per-te-mos-u-kthyer-kurre-ne-roberi/Osmani: Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës për të...

https://klankosova.tv/osmani-loxha-ishte-me-shume-se-fushebeteje-simbol-i-rezistences-per-te-mos-u-kthyer-kurre-ne-roberi/Osmani: Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës për të mos u kthyer kurrë në robëri – Klan Kosova

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar Betejën e Loxhës sot në 27-vjetorin e saj.

Në një postim në Facebook, presidenca bëri të ditur se Osmani kujton njërën nga përballjet më të lavdishme të luftës për liri.

“Përballë një armiku të pamëshirshëm, luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte. Loxha ishte më shumë se fushëbetejë,  simbol i rezistencës dhe bashkimit për të mos u kthyer kurrë në robëri. Prej andej, thirrja për liri u përhap në gjithë Kosovën”.

“Sot, si shtet i lirë e demokratik, kemi për detyrë ta ruajmë kujtesën për të rënët dhe t’i mbrojmë vlerat për të cilat u flijuan. Liria është amaneti i tyre! I përulemi me nderim dëshmorëve të Betejës së Loxhës dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së”, ka thënë Osmani. /Klankosova.tv

The post Osmani: Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës për të mos u kthyer kurrë në robëri appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT