Sot shënohet 27-vjetori i rënies heroike të komandant Ismet Jasharit – Kumanova, një nga figurat më emblematike dhe të nderuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë ditë të veçantë, Presidentja Vjosa Osmani nderon me krenari dhe respekt kujtimin e komandant Jasharit, i cili ra në altarin e lirisë si komandant i pathyeshëm dhe frymëzim i pashuar për brezat e ardhshëm.
“Ismet Jashari është simbol i sakrificës dhe trimërisë për lirinë e Kosovës, një hero i përjetshëm i kombit tonë”, thekson Presidentja Osmani.
Në këtë përvjetor, nderohen gjithashtu të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, të cilët me gjakun dhe sakrificën e tyre kanë shkruar faqet më të lavdishme të historisë sonë kombëtare.
The post Osmani kujton komandant Ismet Jasharin-Kumanova, në 27-vjetorin e rënies appeared first on Klan Kosova.