Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka mbajtur një ligjeratë në Universitetin “John Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë fjalimit të saj, ajo preku shumë tema me rëndësi të veçantë.
Osmani deklaroi se kurrë në histori të vetën Kosova nuk e ka sulmuar asnjë vend.
“Ne vetëm e kemi mbrojtur vetën. Për shekuj ne kemi kaluar nëpër shumë sakrifica”, deklaroi ajo para profesorit të njohur Edward Joseph njofton Klankosova.tv.
E para e vendit theksoi se në vitet në vazhdim Kosova planifikon ta dyfishojë buxhetin për mbrojtjen.
“Ne planifikojmë që ta bëjmë këtë para vitit 2035. Kjo sepse është nevojë strategjike e vendit për të ofruar stabilitet dhe siguri në rajon”, deklaroi Osmani.
Tutje ajo përmendi edhe potencialet e shumta të zhvillimit, duke theksuar se rinia e Kosovës ka përgatitje të mëdha, në veçanti në sektorin e teknologjisë informative.
“Po ashtu shto faktin se ne e kemi popullsinë një ndër më të renë jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Evropë”, tha ndër të tjera shefja e shtetit Vjosa Osmani/ Klankosova.tv.
The post Osmani: Kosova kurrë në historinë e vet se ka sulmuar asnjë vend (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.