Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se Kosova i është bashkuar Francës, Italisë dhe partnerëve të tjerë evropianë në themelimin e Koalicionit Evropian Kundër Drogës (ECAD).
Osmani ka thënë se përmes këtij mekanizmi, do të sigurohet koordinim më i gjerë evropian në luftën kundër trafikimit dhe abuzimit me drogë.
“Dje në Kopenhagë, Kosova iu bashkua Francës, Italisë dhe partnerëve të tjerë evropianë në themelimin e Koalicionit Evropian Kundër Drogës (ECAD). Përmes këtij mekanizmi, do të sigurohet koordinim më i gjerë evropian në luftën kundër trafikimit dhe abuzimit me drogë. Kosova është e gatshme të japë kontributin e saj dhe ashtu siç kemi bërë deri më tani, të luftojmë këto dukuri në mënyrë efektive. Do të punojmë ngushtë me partnerët tanë, në mënyrë që Evropa të mbetet e sigurt, e bashkuar dhe e vendosur përballë kësaj sfide”, ka shkruar Osmani.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!