Osmani: Kosova, do të vazhdojë të punojë me përkushtim drejt integrimit në BE

Osmani: Kosova, do të vazhdojë të punojë me përkushtim drejt integrimit në BE

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova do të vazhdojë të punojë shumë për të arritur objektivat e saj në kuadër të rrugës për integrim në Bashkimin Evropian.

Në një postim në Facebook, ajo u shpreh kështu, ndërsa shpërndau një fotografi nga takimi që pati dje me shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, si dhe me përfaqësuesit e tjerë të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Dje, në takimin tradicional të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, për përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor,” tha ajo.

“Kosova, vendi më pro evropian dhe më i sigurt në Evropë, do të vazhdojë të punojë me përkushtim drejt integrimit në BE, në përputhje të plotë me politikat e BE-së,” u shpreh Osmani.

Në takim, Osmani i kishte kërkuar Kallasit heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës. / Klankosova.tv

Osmani i kërkon sërish Kallasit heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

The post Osmani: Kosova, do të vazhdojë të punojë me përkushtim drejt integrimit në BE appeared first on Klan Kosova.