Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se partneriteti ndërmjet Presidencës dhe komunitetit të bizneseve ka sjellë rezultate konkrete, duke i hapur dyert e tregut kosovar për gjigantët amerikanë si Amazon, Apple dhe Google, raporton Gazeta Sinjali.
“Partneriteti midis Presidencës dhe komunitetit të bizneseve për të hapur dyert te gjigantët amerikanë si Amazon, Apple dhe Google tashmë ka sjellë rezultate konkrete. Sot, konsumatori i Kosovës është më afër se kurrë produkteve amerikane, me më pak barriera burokratike”, ka deklaruar Osmani.
Ajo theksoi se bashkëpunimi me bizneset kosovare do të vazhdojë edhe në të ardhmen për të sjellë më shumë mundësi për qytetarët dhe për të forcuar lidhjen e Kosovës me tregun global.
“Ashtu si në çdo vizitë dhe takim në botë, do të vazhdojmë bashkë me bizneset tona të sjellim më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe të lidhim Kosovën edhe më shumë me tregun global”, theksoi ajo.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!