Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Kopenhagë me kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.
Osmani ka treguar se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe për mundësinë e forcimit të partneritetit mes Kosovës dhe Holandës.
Ajo ka theksuar se i ka kërkuar Schoofit mbështetje për finalizimin e procesit të heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat i ka cilësuar të padrejta dhe të dëmshme për qytetarët e vendit.
“Në Kopenhagë, me Kryeministrin e Holandës, Dick Schoof, diskutuam për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Holandës, si dhe për thellimin e bashkëpunimit tonë ekonomik. Gjithashtu, kërkova mbështetjen e Holandës për finalizimin e procesit të heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani në ‘Facebook’.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!