Osmani ia përmend KFOR-it sfidat e sigurisë në veri nga kërcënimet e Serbisë

Osmani ia përmend KFOR-it sfidat e sigurisë në veri nga kërcënimet e Serbisë

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një takim me Admiral Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Presidenca e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se gjatë takimit, Osmani vlerësoi lartë rolin e KFOR-it dhe angazhimin e pareshtur për garantim të paqes dhe sigurisë për qytetarët e Kosovës, ndaj në këtë kontekst, ritheksoi se marrëdhënia ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it është jetike për misionin e përbashkët të stabilitetit dhe sigurisë në vend.

“Presidentja theksoi gjithashtu se Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar në rrugën e saj euroatlantike, duke ndërtuar Forcën e Sigurisë së Kosovës sipas standardeve të NATO-s dhe duke përmbushur të gjitha zotimet ndaj Aleancës”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, Osmani vuri në pah sfidat e sigurisë në veri të vendit dhe kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia, duke theksuar rëndësinë e rolit të KFOR-it si faktor i rëndësishëm për parandalimin e eskalimeve dhe ruajtjen e paqes.

Poashtu, Presidentja shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s dhe vendosmërinë e Kosovës për të qenë një partner i besueshëm dhe aktiv i botës demokratike. /Klankosova.tv

 

The post Osmani ia përmend KFOR-it sfidat e sigurisë në veri nga kërcënimet e Serbisë appeared first on Klan Kosova.