Osmani i kërkon kryediplomatit të Selisë së Shenjtë njohjen nga Vatikani dhe e fton Papën për vizitë

Osmani i kërkon kryediplomatit të Selisë së Shenjtë njohjen nga Vatikani dhe e fton Papën për vizitë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet të Selisë së Shenjtë, Kryeipeshkvin Paul Gallagher.

Osmani tha se gjatë takimit shprehu shpresën që nën udhëheqjen e Papës Leo XIV të bëhen hapa të mëtejmë drejt njohjes së plotë të pavarësisë së Kosovës.

“Pas hapjes së Misionit tonë në Vatikan, theksova përkushtimin tonë për marrëdhënie edhe më të ngushta dhe të qëndrueshme me Selinë e Shenjtë”.

“Po ashtu, shpreha shpresën që nën udhëheqjen e Papës Leo XIV të bëhen hapa të mëtejshëm drejt njohjes së plotë të pavarësisë së Kosovës, si dhe përsërita ftesën për Papën Leo që të vizitojë Kosovën”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

E para e shtetit po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

The post Osmani i kërkon kryediplomatit të Selisë së Shenjtë njohjen nga Vatikani dhe e fton Papën për vizitë appeared first on Klan Kosova.