Presidentja Vjosa Osmani, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
E para e vendit u fotografua në mesin e grave police, ku thotë se përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e tyre është shembull dhe frymëzim, transmeton Klankosova.tv.
âMe gratë që mbrojnë dhe që shërbejnë, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e grave police janë shembull frymëzimi për të gjithë ne. Në këtë ditë, riafirmojmë angazhimin tonë për mbështetjen dhe fuqizimin e grave në çdo sektor, veçanërisht atyre që mbajnë mbi supe përgjegjësi të mëdha për shoqërinë tonëâ, ka shkruar Osmani.
âGëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë në uniformë të cilat shërbejnë me nder, krenari dhe guxim!â.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>