Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar bisedë telefonike me diplomatin amerikan, Brendan Hanrahan.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani tha se me diplomatin amerikan bisedoi për rëndësinë e ruajtjes së aleancës së fortë me SHBA, transmeton KosovaPress.
“Sot pata një telefonatë me Zyrtarin e Lartë të Byrosë,Brandon Hanrahan, gjatë së cilës u përqendrova në rëndësinë e ruajtjes së aleancës sonë të fortë dhe sigurimit të koordinimit të ngushtë me partnerin tonë kyç.Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik.Si Presidente e vendit tim, do të angazhohem me administratën e Presidentit Trump për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që ditë më parë SHBA pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën.
I had a phone call today with @StateEUR Senior Bureau Official Brendan Hanrahan, during which I focused on the importance of maintaining our strong alliance and ensuring close coordination with our key partner.
The strong alliance with the U.S. has always been to the benefit of…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 17, 2025