E martë, 15 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeOsmani falënderuese ndaj Letonisë për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën euroatlantike

Osmani falënderuese ndaj Letonisë për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën euroatlantike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se pati diskutime përmbajtësore dhe vullnet të përbashkët për bashkëpunim të thelluar me homologun e saj nga Republika e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.

Përmes një postimi në Facebook me disa fotografi, e para e vendit thotë se homologun e saj e ka falënderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme ndaj Kosovës, në çdo fazë të shtetndërtimit dhe për zërin e fuqishëm në mbështetje të rrugës sonë euroatlantike.

Tutje, ajo tregon se ekonomia, siguria e fusha të tjera të interesit të ndërsjellë janë natyrshëm kapituj të rinj të bashkëpunimit mes dy shteteve që mbrojnë vlera të përbashkëta, raporton Klankosova.tv.

The post Osmani falënderuese ndaj Letonisë për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën euroatlantike appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT