Presidentja Osmani priti Ambasadorin e Shtetit të Katarit, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim Ambasadorin e Shtetit të Katarit për Kosovën, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.
Me të, Osmani diskutoi mbi avancimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy shteteve.
“Në takim u rikonfirmua partneriteti i shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Katarit, si dhe u diskutuan mundësitë për rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Presidencës transmeton Klankosova.tv.
Në fokus të takimit ishte falënderimi i veçantë i Presidentes Osmani për mbështetjen konkrete të ofruar nga Katari për sigurimin e protezave për invalidët e luftës, një iniciativë që po realizohet nëpërmjet angazhimit të Presidentes dhe mbështetjes së institucioneve partnere në Katar.
“Presidentja e vlerësoi këtë hap si një shembull kuptimplotë të solidaritetit dhe humanizmit që forcon lidhjet midis dy popujve”, thuhet më tej në njoftim.
Shefja e shtetit të Kosovës dhe Ambasadori Al Dosari shprehën vullnetin për t`i forcuar edhe më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve.
The post Osmani falënderon Katarin për sigurimin e protezave të invalidëve të luftës appeared first on Klan Kosova.