Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot edhe me kryetarin e Jedinstvena Goranska Partija, Adem Hoxhën.
Osmani sot ka zhvilluar takime konsultuese me përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Kuvendin e Kosovës.
Këto takime janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, si dhe për të krijuar hapësirë për dialog politik mes subjekteve parlamentare.
E njëjta mbajti takime dje edhe me liderët e partive politike kryesore në vend. /Klankosova.tv.
The post Osmani e priti në Presidencë edhe Adem Hoxhën appeared first on Klan Kosova.