Në Prishtinë është mbajtur konferenca ndërkombëtare “Expand to US + AI Conference 2025”, ku janë bashkuar liderë institucionalë, përfaqësues të komunave, ekspertë të teknologjisë dhe përfaqësues të “Creative Hub” për të diskutuar mbi zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se suksesi i Kosovës në sektorin e teknologjisë dhe inovacionit është meritë e një brezi që ka refuzuar kufizimet dhe ka besuar në guximin për të ndërtuar të ardhmen.
“Sukseset e Kosovës në sektorin e teknologjisë dhe inovacionit janë rezultat i një gjenerate që ka refuzuar të përcaktohet nga kufizimet. Një gjenerate që e ka parë teknologjinë si një mënyrë për të hapur dyer që dikur ishin të mbyllura për ne. Një gjenerate që e ka kuptuar se e ardhmja do t’u përkasë jo vetëm atyre që janë më të mëdhenjtë dhe më të fuqishmit, por edhe atyre që janë më të guximshmit”, tha Osmani, raporton Eo, transmeton Klankosova.tv.
Ajo theksoi se të rinjtë e Kosovës po dëshmojnë çdo ditë se vendi mund të konkurrojë në skenën ndërkombëtare.
The post Osmani: E ardhmja e Kosovës po shkruhet nga të rinjtë dhe inovatorët tanë appeared first on Klan Kosova.