E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeOsmani: Dyert e Presidencës do të jenë përherë të hapura për mërgatën...

Osmani: Dyert e Presidencës do të jenë përherë të hapura për mërgatën tonë

Presidentja Vjosa Osmani përmes një postimi në facebook, ka thënë se dyert e Presidencës do të jenë gjithmonë të hapura për diasporën e vendit.

Kjo vjen pas pritjes që presidentja Osmani bëri të enjten për mërgimtarët që erdhën në Kosovë nga anë e kënd botës, transmeton Klankosova.tv.

“Dyert e Presidencës do të jenë përherë të hapura për mërgatën tonë të jashtëzakonshme! Faleminderit”, ka shkruar sot e para e vendit në rrjetet sociale.

Ndryshe, gjatë pritjes për mirëseardhje, Osmani tha se diaspora mbetet ambasadori më i mirë i Kosovës në vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë, duke shtuar se janë ata që ia zbardhin fytyrën vendit ngado që shkojnë.

The post Osmani: Dyert e Presidencës do të jenë përherë të hapura për mërgatën tonë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT