Osmani: Çdo vajzë meriton të ëndërrojë lirshëm

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë një mesazh të fuqishëm në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe fuqizimit të vajzave në të gjitha fushat e jetës.

Përmes një deklarate publike, Presidentja Osmani ka theksuar se çdo vajzë duhet të ketë mundësinë të ndjekë ëndrrat e saj, të arsimohet me guxim dhe të udhëheqë pa frikë.

“Çdo vajzë meriton të ëndërrojë lirshëm, të mësojë me guxim dhe të udhëheqë pa frikë.
Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, ne riafirmojmë angazhimin tonë për të ndërtuar një shoqëri ku çdo vajzë rritet me vetëbesim, dinjitet dhe mundësi të barabarta,” — u shpreh Osmani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/