E martë, 22 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeOsmani bisedon edhe me ambasadorin Hargreaves për konstituimin e Kuvendit

Osmani bisedon edhe me ambasadorin Hargreaves për konstituimin e Kuvendit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pak minuta para nisjes së konferencës për media të paralajmëruar për orën 16:00, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme.

Sipas njoftimeve për media, Osmani, pos një takimi me Prattipatin e ambasadës së ShBA-së, ka takuar edhe Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Temë në të dy takimet kanë qenë hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit.

“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet më të fundit politike në vend, me theks të veçantë në rëndësinë e respektimit të rendit kushtetues dhe hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, u tha në njoftimin e Presidencës.

Pak më parë, ZPRK njoftoi se Osmani zhvilloi një takim edhe me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. /Klankosova.tv

Presidentja Osmani takon Prattipatin, temë hapat përpara drejt konstituimit të Kuvendit

The post Osmani bisedon edhe me ambasadorin Hargreaves për konstituimin e Kuvendit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT