Osmani: Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës

Osmani: Mbetet domosdoshmëri që Kosova të anëtarësohet në Interpol

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar në përvjetorin e rënies heroin dhe rreshterin e Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në një postim në Facebook, Osmani ka pohuar se Bunjaku ra ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës.

“24 shtatori na kujton se liria kërkon sakrificë, por edhe se Kosova është e pathyeshme. Asnjë sulm terrorist e agresion nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën”.

“Kosova shtet sovran, i lirë e i pandashëm do të mbetet realitet i pakthyeshëm e i përjetshëm”.

“Lavdi e përjetshme heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku!”, ka thënë Osmani. /Klankosova.tv

The post Osmani: Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës appeared first on Klan Kosova.