Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot dyvjetorin e rënies së policit Afrim Bunjaku pas sulmit në Banjskë të Zveçanit nga terroristët serbë, duke theksuar sakrificën dhe qëndresën e tij për lirinë e vendit.
Shefja e shtetit tha se “asnjë sulm terrorist e agresion nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën”.
“Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës. 24 shtatori na kujton se liria kërkon sakrificë, por edhe se Kosova është e pathyeshme. Asnjë sulm terrorist e agresion nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën. Kosova shtet sovran, i lirë e i pandashëm do të mbetet realitet i pakthyeshëm e i përjetshëm. Lavdi e përjetshme heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!