E premte, 9 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeOsman Azemi falënderon përkrahësit pas aksidentit: Më nxori pak jashtë skenës, por...

Osman Azemi falënderon përkrahësit pas aksidentit: Më nxori pak jashtë skenës, por s’kam ndërruar zhanrin

Aktori i njohur i humorit, Osman Azemi, është rikthyer me një postim të veçantë pas një periudhe sfiduese që përfshiu edhe një aksident. Në Instagram, ai ndau momente nga rehabilitimi dhe falënderoi të gjithë ata që i qëndruan pranë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Pas aksidentit që më nxori pak jashtë skenës (jo nga roli, po nga rruga 🙂 ), dua t’ju falënderoj për kujdesin, dashamirësinë dhe të gjitha mesazhet që më kanë ngrohur zemrën”, shkroi Azemi, duke treguar me stilin e tij të njohur se humori i tij mbetet i paprekur.

Ai falënderoi veçanërisht ekipin e institucionit shëndetësor Avicena për përkujdesjen gjatë rehabilitimit në shtëpi.

“Tani di të dalloj termometrin nga telekomanda (edhe pse ende e ngatërroj herë pas here”, tha me ironi aktori.

Përkundër sfidës fizike, Azemi i siguroi ndjekësit e tij se është në përmirësim të vazhdueshëm dhe nuk ka humbur asnjë grimcë të energjisë pozitive. “Mos u shqetësoni, s’kam ndërruar zhanrin – akoma s’kam kaluar në dramë!”, përfundoi ai me një mesazh optimizmi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);
//www.instagram.com/embed.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT