Osman Azemi del nga spitali pas aksidentit të rëndë që pësoi: 159 ditë mall për me ec

Osman Azemi del nga spitali pas aksidentit të rëndë që pësoi: 159 ditë mall për me ec

Aktori i njohur shqiptar, Osman Azemi, ka dalë nga spitali pas disa muajsh trajtimi intensiv që pasoi nga një aksident i rëndë trafiku në prill të këtij viti.

Në një video të postuar në Facebook, u shfaq duke ecur për herë të parë pas 159 ditësh, duke treguar emocionet e forta të rikthimit.


“159 ditë mall për me ec”, shkroi Azemi.

Foto: Facebook

Aksidenti i rëndë ndodhi në zonën e Graçanicës, kur vetura me të cilën po udhëtonte, humbi kontrollin dhe përfundoi në një kanal anësor.

Aktori u dërgua menjëherë në spital, ku iu nënshtrua ndërhyrjeve dhe një periudhe të gjatë rehabilitimi.

Prej ditës së aksidentit e deri më tani, Azemi ka marrë mesazhe të panumërta mbështetjeje nga publiku dhe miqtë e tij të shumtë në botën e artit.

Dalja nga spitali dhe hapat e parë pas muajsh të tërë shtrati përbëjnë një moment shprese e gëzimi jo vetëm për familjen e tij, por edhe për admiruesit që e kanë ndjekur gjithmonë me dashuri. /Telegrafi/