Historia e përjashtimit të kompanisë MedPlus nga tenderët publikë nisi nga dyshimet e Komunës së Pejës.
Autoriteti komunal kishte ngritur shqetësime se kompania kishte dorëzuar dokumente të falsifikuara gjatë një procedure të prokurimit.
Për ta sqaruar situatën, MedPlus kishte paraqitur një email zyrtar të marrë nga kompania prodhuese kineze AC-MED, si provë se katalogu i produkteve ishte origjinal.
Por pikërisht ky email, kur u përkthye nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, u interpretoa gabimisht, dhe në vend që ta sqaronte, e thelloi më shumë dyshimin.
Në versionin origjinal, AC-MED thotë qartë se katalogu është autentik, pra origjinal dhe i përgatitur nga vetë kompania.
Të njëjtin qendrim e pati edhe kur iu përgjig Kiks Kosovës, përmes një email-i, duke thënë se të dhënat nuk ishin përditësuar, prandaj edhe kishte ndodhur lëshimi.
Ata i thanë Kiks-it me kompaninë kosovare Medplus ka një kohë të caktuar që bashkëpunojnë, derisa sipas tyre asnjëherë nuk kishin pasur komunikim me OShP-në.
Ndërkaq, OShP-ja përmes një email-i ia konfirmoi emisionit se vendimi është marr në përputhje me Ligjin e Prokurimit Publik, derisa nuk ka dhën detaje të tjera lidhur me përkthimin e email-ave.
The post OShP-ja ia huq me përkthim, kush përkthen për ta? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.