Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, shpjegoi kërkesën për mosprocedimin e kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, duke theksuar se kjo erdhi pas deklaratave të opozitës.
Ajo theksoi se qëllimi nuk është bllokimi i procesit, por nevoja për dakordim ndërmjet partive politike për të konstituuar Kuvendin ose për të shkuar në zgjedhje të reja.
“Ishte kërkesë e grupit tonë parlamentar që të mos procedohet kandidimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, për shkak të deklaratave të opozitës. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit kërkon pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve dhe është obligim për të gjitha grupet parlamentare,” tha Kusari-Lila.
Ajo theksoi se duhet të ketë vullnet për tejkalimin e ngërçit politik: “Me këtë qasje, duhet të dakordohemi, t’i thërrasim të gjitha partitë dhe ta konstituojmë Kuvendin, ose të shkojmë me 80 vota në zgjedhje të reja.”
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);