E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeShowbizOrlando dhe New York në gjysmëfinale të Kupës së NBA

Orlando dhe New York në gjysmëfinale të Kupës së NBA

Gjatë natës u zhvilluan dy çerekfinalet e Kupës së NBA-së, ku Orlando dhe New York siguruan biletat për gjysmëfinale, duke shfaqur forcë, disiplinë dhe yje vendimtarë në momentet kyçe.

Orlando krijoi befasinë e madhe duke e eliminuar Miamin me rezultatin 117:108, pavarësisht mungesës së Franz Wagner. Desmond Bane shpërtheu me 37 pikë, duke qenë heroi i padiskutueshëm i ndeshjes, ndërsa Jalen Suggs shtoi 20 dhe Paolo Banchero kontribuoi me 18 pikë pas rikuperimit.


– YouTube www.youtube.com

Nga ana tjetër, Miami u mbajt në lojë nga 20 pikët e Tyler Herro dhe nga 19 pikë të Bam Adebayo dhe Andrew Wiggins.

New York Knicks gjithashtu nuk zhgënjeu, duke mposhtur bindshëm Toronton 117:101. Jalen Brunson shkëlqeu me 35 pikë, ndërsa Josh Hart shtoi 21 të tjera. Për Raptors, më i miri ishte Brandon Ingram me 31 pikë, por pa mjaftuar për të shmangur eliminimin.

Gjysmëfinalet e Kupës së NBA-së do të përballin Orlando-n me New York-un, ndërsa përballja tjetër do të përcaktohet nga fituesit e dueleve të sotme: Oklahoma City – Phoenix dhe LA Lakers – San Antonio. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT