Orkestra e Filharmonisë së Kosovës ka filluar provat për koncertin e parë të këtij viti, nën drejtimin e dirigjentit italian Jacopo Sipari di Pescasseroli.
Sipas ministrisë së Kulturës, Sipari di Pescasseroli, me këtë koncert do të shënojë një kapitull të ri për Filharmoninë e Kosovës, duke sjellë një interpretim unik të veprave nga Sibelius, Bruch dhe Rachmaninoff, transmeton Klankosova.tv.
Koncerti mbahet të premten, më 17 janar, në Atelienë e Pallatit të Rinisë, prej orës 19:30.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>