E shtunë, 31 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeOrganizon përleshje mes qeni dhe maceje për klikime – procedohet 32-vjeçari nga...

Organizon përleshje mes qeni dhe maceje për klikime – procedohet 32-vjeçari nga Shqipëria

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Librazhd, ku një 32-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka organizuar dhe filmuar një përleshje mes një qeni dhe një maceje, me qëllim përfitimi nga klikimet në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi A.Gj., 32 vjeç, ka publikuar pamjet e përleshjes së kafshëve në internet, duke nxitur reagime të ashpra nga opinioni publik dhe organizatat për të drejtat e kafshëve. Ngjarja është konsideruar keqtrajtim i kafshëve dhe ka çuar në nisjen e procedurave ligjore ndaj tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për A.Gj., pasi ka promovuar në rrjetet sociale një ndeshje ndërmjet dy kafshëve shtëpiake”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Materialet janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT