Në kuadër të shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, janë organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme, përfshirë garat sportive si dhe aktivitete të tjera, të cilat do të zhvillohen ditëve në vijim deri në ceremoninë qendrore e cila mbahet me 6 shtator 2025.
Në aktivitetet e parapara të Divizionit të Policimit në Bashkësi si dhe në ceremoninë qendrore, pritet të marrin pjesë personalitetet e larta shtetërore, drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete tjera vendore e ndërkombëtare, transmeton Klankosova.tv
Agjenda e festimit të 26 vjetorit të Policisë së Kosovës:
Datë: 05.09.2024 – e premte,
-Aktivitetet e Policisë në Bashkësi me fëmijë dhe të rinj me pjesëmarrje edhe të pjesëtarëve të njësive speciale, vendndodhja: sheshi ‘Zahir Pajaziti’ Prishtinë, koha: 09:00 – 13:00;
-Porta e hapur (Drejtoritë Rajonale të Policisë si dhe stacionet policore organizojnë portën e hapur për qytetarë), koha 10:00-14:00;
-Ndeshje e volejbollit – Policia e Kosovës me Policinë e Shtetit;
Vendi –Salla Sporteve, Pallati i Rinisë – Prishtinë; Koha 12:15.
-Datë: 06.09.2024. e shtunë, fillimi i ceremonisë ora 19:00.
-Ceremonia qendrore – lokacioni: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.
The post Organizohen një sërë aktivitetesh në prag të 26-vjetorit të themelimit të Policisë appeared first on Klan Kosova.