E hënë, 14 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeOrganizatat e dala nga lufta: Kemi pritur lirimin e Pjetër Shalës

Organizatat e dala nga lufta: Kemi pritur lirimin e Pjetër Shalës

Organizatat dala nga Lufta e UÇK-së, kanë reaguar lidhur me vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara ndaj Pjetër Shalës, të cilët ia ulën dënimin nga 18 në 13 vjet burgim.

Këto organizata shprehin pakënaqësinë e tyre të thellë me vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit.

“Edhe pse dënimi është ulur, ne kemi pritur me bindje të plotë një vendim lirues, sepse besojmë në pafajësinë e bashkëluftëtarëve tanë, dhe në luftën tonë të drejtë për çlirim. Ky aktgjykim, në vend që të përmbyllë padrejtësinë, veçse e thellon bindjen tonë se kjo gjykatë ka karakter politik dhe nuk e trajton drejtësinë mbi baza të barabarta e të paanshme”, thuhet në reagim transmeton Klankosova.tv.

Tutje në këtë reagim thuhet se UÇK-ja nuk ka nevojë të mbrohet nga e vërteta, e vërteta historike është në anën tonë, dhe bashkëluftëtarët tanë nuk do t’i nëpërkëmbë askush me procese të motivuara politikisht.

“Liria nuk gjykohet, ajo respektohet!”, përfundon reagimi transmeton Klankosova.tv.

The post Organizatat e dala nga lufta: Kemi pritur lirimin e Pjetër Shalës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT