E premte, 25 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeOrganizatat e dala nga lufta e UÇK-së: Flamuri Kuq e Zi është...

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së: Flamuri Kuq e Zi është simbol i gjakut dhe sakrificës

Organizatat e dala nga lufta kanë reaguar pasi disa të mitur përdhosën flamurin kombëtar.

Kjo ngjarje aspak e mirë ka ndodhur në Suharekë.

Këto organizata e dënojnë ashpër këtë akt.

“Flamuri kuq e zi është simboli i gjakut dhe sakrificës, simboli që frymëzoi një popull të tërë për liri, që u ngrit mbi barrikada, e në zemrën e çdo shqiptari që nuk u përkul para pushtuesit”, thuhet në reagim transmeton Klankosova.tv.

“Ne, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, reagojmë me indinjatë të thellë dhe dënim të ashpër ndaj aktit të përdhosjes së flamurit kombëtar nga disa individë të papërgjegjshëm në qytetin e Suharekës. Flamuri kuq e zi është simboli i gjakut dhe sakrificës, simboli që frymëzoi një popull të tërë për liri, që u ngrit mbi barrikada, e në zemrën e çdo shqiptari që nuk u përkul para pushtuesit. Ky akt përbën, fyerje të rëndë ndaj kujtimit të Dëshmorëve tanë, përbuzje të vlerave të luftës çlirimtare dhe provokon rëndë moralin kombëtar, që nuk mund të kalojë pa përgjegjësi. Ne, bashkërisht, kërkojmë reagim të menjëhershëm nga institucionet e rendit dhe drejtësisë, për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e këtij akti të shëmtuar. Bëjmë thirrje publike që ky rast të mos relativizohet, sepse ai është pasqyrë e një krize të thellë morale që duhet trajtuar me seriozitet dhe jo me indiferencë. Theksojmë se flamuri kuq e zi nuk është vetëm simbol i një shteti apo kohe, ai është vetë identiteti ynë kombëtar.”

Policia konfirmon rastin e përdhosjes së flamurit kombëtar në Suharekë nga dy të mitur

The post Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së: Flamuri Kuq e Zi është simbol i gjakut dhe sakrificës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT