Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka reaguar në lidhje me sulmin e mbrëmshëm terrorist në Zubin Potok.
Në një reagim në X, Orban kërkoi hetim të paanshëm.
“Dënojmë sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin Potok. Në vend të akuzave të njëanshme, ne bëjmë thirrje për një hetim të paanshëm dhe gjithëpërfshirës”.
“Përmbajtja është e domosdoshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon”, u shpreh kryeministri hungarez.
We condemn the attack against #Kosovo‘s critical infrastructure in Zubin Potok. Instead of biased accusations, we call for an impartial and comprehensive investigation. Restraint is imperative in order to avoid further escalation in the region.
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) November 30, 2024
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.