Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë në një takim që pati me ambasadorin e sapoemëruar gjerman, Rainer Rudolph.
Ai në një postim në llogarinë e tij në X tha se me diplomatin gjerman folën edhe për rrugën e Kosovës drejt BE-së.
“Pata një shkëmbim të mirë mendimesh me ambasadorin e sapoemëruar të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph”.
“Diskutuam zhvillimet aktuale politike dhe rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të BE-së për progresin e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në BE, në dobi të të gjithë qytetarëve të saj”, shkroi Orav, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë një prezantimi përmes një videoje, i dërguari i Berlinit në Prishtinë, Rainer Rudolph të mërkurën tha se Kosova është një mike e mirë dhe partner i rëndësishëm i Gjermanisë.
“Kosova është një partner i rëndësishëm”, ambasadori i ri gjerman prezantohet përmes videos
The post Orav takon ambasadorin e ri gjerman, flasin për zhvillimet aktuale politike appeared first on Klan Kosova.