Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, në një takim lamtumirës.
Sipas njoftimit të bërë në Facebook, Orav e falënderoi Osmanin për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij si ambasador i BE-së në Kosovë, duke theksuar se BE-ja mbetet partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“Në një takim lamtumire sot, Aivo Orav falënderoi Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij si Ambasador i BE-së në Kosovë, duke theksuar se BE-ja mbetet partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës ndërsa vendi avancon drejt BE-së”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv


